E vrau “pse po e këqyrte”, i jepen 17 vjet burg (VIDEO)

Nisi me fjalosje, por përfundoi në vrasje.

Dënimin për ata që ia ndalën jetën  Bajram Qeli e dha të enjten, Gjykatat Themelore në Ferizaj.

Ani se ishte me shok, dhe e priti derisa i ndjeri dola nga kafene e pastaj e goditi disa herë me thikë, kryesori mori dënimin më të madh.

Leonit Muhaxheri u dënua me 17 vjet burg.

Albin Balia dhe Eugen Bajralia, morën kah 2 vjet e 6 muaj burg, pasi u akuzuan veç për rrahje.

Mërgim Atanasova iu dha 7 muaj burg, derisa e Rinor Jashari do ti jap 5 mijë euro kesh, që nuk i lajmëroi shokët.

Por, ky vendim nuk i duket i drejt familjes së viktimës, për të cilët dënimi për të akuzuarit është qesharak.

Avokati thotë se me e padrejta ishte rikualifikimi i lëndës nga vrasje e rënë në vrasje, derisa bëri me dije se për dënimin e Gjykatës së Ferizaj, do të ankohet në atë të Apelit.

Related Articles