Mbyt vetën një 40 vjeçare nga Malisheva, hidhet nga kati i 6-të

Një grua rreth 40-vjeç ka vdekur pasi është hedh nga shkallët e katit të gjashtë, raporton Gazeta Enigma.

Gruaja dyshohet se ka qenë nën depresion psikik, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor në Prishtinë për obduksion.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Sot rreth orës 09:00 Rreth moshës 40, është hedh nga shkallët e katit të gjashtë. Dyshohet se ka qenë nën depresion psikik. Trupi i pajetë është dërguar ne IML-e Prishtinë, për obduksion”, tha Gjurkaj.

Related Articles