Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka asnjë rol në propozimin e kandidatëve për president të Kosovës, duke theksuar se zgjedhja e kreut të shtetit është përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit dhe udhëheqësve politikë.
Reagimi i ambasadës vjen pasi ish-kandidatja për presidente, Feride Rushiti, deklaroi pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit se kishte pasur kërkesa edhe nga ndërkombëtarët që ajo të garonte për këtë post.
Rushiti tha se ndër ata që i kishin kërkuar kandidimin ishin edhe përfaqësues britanikë, ndërsa bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme kishte qenë në kontakt edhe me të dërguarën amerikane me punë në Kosovë.
Në përgjigjen për Insajderin, një zëdhënës i ambasadës amerikane mohoi çdo përfshirje të SHBA-së në këtë proces.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë rol në propozimin e kandidatëve për procesin zgjedhor presidencial në Kosovë. Është përgjegjësi e Kuvendit dhe udhëheqësve politikë të zgjedhin presidentin”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane.
Gjatë ditës edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka përgënjeshtruar pretendimin e shpaluar mbrëmë nga Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e Vetëvendosjes për presidente të vendit, Feride Rushiti, se ishte ambasada britanike që e mbështeti kandidaturën e saj për presidente të vendi
