Edhe Drita detyrohet të bëjë ndryshime në orar për ndeshjen me Inter Turkun

Edhe Drita detyrohet të bëjë ndryshime në orar për ndeshjen me Inter Turkun

Mungesa e stadiumeve në Kosovë ka bërë që klubet e këtushme të vihen në pozitë të palakmueshme para sfidave të tyre evropiane për edicionin 2022/23.

Në Nyon të Zvicrës dje u hodh shorti i rrethit të parë kualifikues të Conference League dhe u vendos që tri klubet kosovare, Llapi, Drita dhe Gjilani t’i luajnë ndeshjet e para në udhëtim, e ato të dyta në shtëpi, që nënkupton se në të njëjtën ditë, më 14 korrik, të tri ekipet do të duhej të luajnë në territorin e Kosovës.

Por, në mungesë të stadiumeve, pasi për momentin vetëm “Fadil Vokrri” i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, klubet kosovare janë detyruar t’i zhvendosin datat e ndeshjeve si vendës.

Mbrëmë, Gjilani njoftoi se për dallim nga ajo se çka vendosi shorti, lojën e parë megjithatë do ta zhvillojë në Prishtinë, më 7 korrik, e atë të kthimit në Letoni me ekipin Lijepaja.

Kurse, në rrethin e dytë eventual, “Skifterat” do të kenë punë me Young Boysin e Zvicrës.

Kurse, sot Drita njoftoi se lojën e parë me Inter Turkun do ta luajë më 6 korrik në Finlandë, kurse atë të kthimit më 12 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në rast se e kalon ekipin finlandez, nënkampionia dhe finalistja e Kupës në rrethin e dytë kualifikues mund të përballet me ekipin belg, Royal Antëerp.

Kështu ka njoftuar edhe kundërshtari i gjilanasve, FK Liepaja. Pra, ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 korrik në Prishtinë, kurse e ajo e kthimit më 14 korrik në Letoni.

Related Articles