Edhe Durmishi akuzon Prokurorinë për neglizhencë ndaj rasteve të dorëzuara nga Qeveria

Edhe Durmishi akuzon Prokurorinë për neglizhencë ndaj rasteve të dorëzuara nga Qeveria

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që janë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit po vazhdojnë ta akuzojnë prokurorinë se nuk po i trajton të gjitha rastet në mënyrë të njëjtë, sipas tyre kur bëhet fjalë për akterët e ish-pushtetit rastet e paraqitura neglizhohen.

I fundit që ka reaguar është Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastruktrës.

Përmes një video të publikuar në Facebook, ai ka thënë se ka 2 vite e 50 ditë që kur nuk ka veprim nga Prokuroria Speciale për lëndën e mirëmbajtjes së urave.

”Ishin zotuar 500 mijë euro për këtë tender dhe në fund kontrata përfundon me 5 milion e 300 mijë euro. Pra rritja nuk është 10% e as 30% por mbi 1000%. Në këtë dosje të dorëzuar ka shkelje flagrante të ligjit por çuditërisht nuk ka asnjë veprim të prokurorisë speciale“.

”Në kontratën e mirëmbajtjes së autostradës në të kaluarën pozicioni i inspektimit ditor paguhej 25 mijë euro në muaj ose 900 mijë euro për tre vite. Pra një përson që lëvizte me një automjet Pick-up nëpër autostradë që të shihte ku kishte nevojë për të intervenuar paguhej 900 mijë euro për tre vite“.

”Në kontratë e re që është tash i kemi hequr pozicionet e duplifiluara dhe nuk kemi lejuar çmime jonormalisht të ulëta ose jonormalisht të larta. Me kontratën e re pozicioni i inspektimit të rrugës paguhet 1000 euro në muaj ose 36 mijë euro për tre vite. . Në të kaluarën ky pozicion paguhej për 25 herë më shtrenjtë se sa paguhet sot.  Çfarë duhet t’i ofrojmë tjetër prokurorisë që të veproj?“, ka thënë ai.

Related Articles