Gjilan: Burri e sulmon me thikë gruan, e bën për spital

Gjilan: Burri e sulmon me thikë gruan, e bën për spital

Rritja e rasteve të dhunës në familje në Kosovë është bërë mjaft shqetësuese.

Në të shumtën e këtyre rasteve viktima janë gratë, që përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët e tyre apo edhe familjarë të tjerë. Kështu ka ndodhur në një familje në Gjilan ku një çift bashkëshortor kanë pasur konflikt fizik.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar viktima e cila ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj.

Ajo u përball me telashe me bashkëshortin e saj, i cili sipas saj, gjatë fjalosjes e ka sulmuar me mjet të mpreht për çka edhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.

Kjo ka ngjallur frikë dhe shqetësim te gruaja, e cila kërkoi ndihmën e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Related Articles