Edhe Finlanda mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët rusë

Edhe Finlanda mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët rusë

Finlanda ka vendosur të dielën ta ndjek shembullin e shumë vendeve evropiane, dhe të mbyllë hapësirën e saj ajrore për aeroplanët rusë, transmeton Gazeta “Enigma”.

Kështu deklaroi në Twitter ministri finlandez i Transportit, Timo Harakka, i cili tha se Finlanda “po përgatitet të mbyllë hapësirën ajrore për trafikun ajror rus”.

Finlanda ndanë rreth 800 milje vijë kufitare me Rusinë. E vendet e tjera si Bullgaria, Çekia, Estonia, Gjermania dhe Polonia, kanë bllokuar tashmë hapësirën e tyre ajrore për fluturimet ruse.

Lituania njoftoi të shtunën se do të bllokoj fluturimet ruse – e shumë shtete tjera evropiane tashmë e kanë bërë një gjë të tillë. /Gazeta Enigma.

Related Articles