​Pas zhvillimeve në Ukrainë, Ministri Mehaj kërkon nga KFOR-i prezencë më të madhe në veri

​Pas zhvillimeve në Ukrainë, Ministri Mehaj kërkon nga KFOR-i prezencë më të madhe në veri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj të dielën ka njoftuar se ka zhvilluar takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ferenc Kajar, pas zhvillimeve në Ukrainë, raporton Gazeta “Enigma”.

Mehaj ka shkruar në Facebook se ka kërkuar prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj.

“Kërkova prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj. Gjithashtu me Gjeneral Kajar u pajtuam që të rritet koordinimi në mes institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it, si dhe që të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në gjithë kufirin e vendit. Tendencat destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj ndaj vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë të qarta dhe atyre do t’i kundërvihemi së bashku me aleatët tanë”, njofton Mehaj. /Gazeta Enigma.

Related Articles