Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se caktimi i terminit për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 nga sot do të jetë i mundur edhe për zyrtarët publikë, zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Navigimit Ajror, zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë, gazetarët dhe gastronomët, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Minisitrisë së Shëndetësisë, online mund të aplikojnë edhe qytetarët mbi 55 vjeç e ata me sëmundje kronike.
Njoftimi i plotë:
Caktimi i terminit për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) nga sot është i mundur edhe për:
Zyrtarët publikë-dëshmia përmes ID;
Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit –dëshmia me ID;
Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror-Dëshmia me ID;
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”-dëshmia me ID;
Zyrtarët doganorë-dëshmia me ID;
Gazetarët-dëshmia që i përkasin kësaj kategorie;
Gastronomia-dëshmi kontrata e punës
Ndërkohë, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19 si:
Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare;
Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe;
Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;
Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).
Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.