Jalen Miller Blesa, është emri që ka spikatur në Ligën e Parë të Kosovës këtë vit, gjegjësisht në grupin A me fanellën e Rahovecit.
‘Vreshtarët’ e mbyllën sezonin vjeshtor në pozitën e tretë me 25 pikë, tri më pak se lider Feronikeli, duke qenë një skuadër e konsoliduar me trajneri Senad Alirifa në krye.
Por ‘asi nën mëngë’ i Alirifës këtë sezon ka qenë sulmuesi amerikan Jalen Miller Blesa, cili është vetëm 21 vjeç, ndërsa ka lindur në Barcelonë të Spanjës.
Blesa në ndeshjet përgatitore bindi Rahovecin, pasi në tri ndeshje miqësore shënoi katër herë, duke tundur rrjetat e Malishevës, Dukagjinit dhe Gjakovës.
Se kemi të bëjmë një një mbret të zonës së rreptësisë e tregojnë edhe golat e shënuar në ndeshjet zyrtare me Rahovecin këtë sezon: 12 ndeshje, 10 gola.
Gazeta Enigma mëson se skuadra kryeqytetase FC Prishtina ka shprehur interesim të madh për transferimin e talentit të Rahovecit.
Rahoveci gjithsej ka shënuar 19 gola, ku gjysma e më shumë prej tyre i takojnë, Jalen Miller Blesa, pra 10 sosh.
Blesa ka shpejtësi të jashtëzakonshme, ndërsa sulmon korridoret e zbrazëta në zonën e rreptësisë më mirë se shumë sulmues që luajnë edhe në elitë.
Ai ka një gjakftohtësi të jashtëzakonshme kur është përballë portierit, ndërsa rrallë gabon.
Blesa menaxhohet nga agjencia për futbollistë, Prospects Management, e cila është vërshuar nga ofertat për lojtarin.
Skuadrat me ambicie për Superligë nga Liga e Parë, vetëm kanë bërë oferta, por për të ka interesim të madh edhe nga klubet elitare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Prospects Management ka nën menaxhim edhe dyshen e Malishevës, Ronald Soboëale dhe Yoan Marc Oliver, duke dëshmuar se lojtarët që ofrohen në Kosovë nga ky agjenci e gjejnë vetën, pasi kanë kualitet e duhura.