Këtë të diel është zhvilluar ndeshja mes SC Gjilanit dhe FC Ballkanit.
Ndeshja u ndërpre në minutat e fundit pasi tifozët u futen në fushë gjatë festimit të golit të barazimit, ku edhe dy nga tifozët sulmuan portjerin e Ballkanit, shkruan Gazeta Enigma.
Një ditë pas incidentit, ju ka ardhur rendi edhe mediave serbe që të raportojnë për lajmin që dje “dridhi” futbollin e Kosovës.
Ata në raportimet e tyre sigurisht se janë marrur edhe me shtetin e Kosovës.
“Çmenduri në Kosovë: Huliganët hynë në fushë dhe qëlluan në kokë portierin”, thuhet në titullin e mediumit “Telegraf.rs”.
“Një video shokuese vjen nga shteti i rr*jshëmKosovës. Tifozët brutalisht e qëlluan portierin në kokë, ai u transportuar më pas në spital”, thuhet në titullin e mediumit tjetër serb, Novosti, të cilët si zakonisht të njohur për skandale.