Gjykata ia refuzon ankesën Gramoz Vokrrit

Gjykata ia refuzon ankesën Gramoz Vokrrit

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka refuzuar ankesën Gramoz Vokrrit, i cili ishte në proces për të garuar për pozitën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vokrri ishte ankuar në gjykatë se Kuvendi Zgjedhor i FFK-së është i parregullt.

Por, kjo gjykatë e ka vlerësuar si të pabazuar ankesën e tij.

Sipas burimeve të Klankosova.tv shumë shpejt pritet të publikohet vendimi.

Para disa ditësh, Gramoz Vokrrit nuk iu mundësua garimi për të parin e FFK-së për shkak të disa nënshkrimeve të delegatëve të cilat ishin shpallur të pavlefshme.

Related Articles