Edhe një tërmet i fortë në Turqi, tani në afërsi të Stambollit

Edhe një tërmet i fortë në Turqi, tani në afërsi të Stambollit

Turqia dhe Siria sot gjatë tërë ditës janë goditur nga disa lëkundje të forta tërmeti, derisa kanë vdekur mbi 1.600 njerëz.



Shpëtimtarët vazhdimisht janë duke nxjerrë kufomat dhe të plagosurit nga gërmadhat, derisa disa qytete janë shkatërruar plotësisht.

Sipas të dhënave të ueb-faqes EMSC, edhe një tërmet i ri me forcë prej 5,5 të shkallës së Richterit ka ndodhur në afërsi të Stambollit.

Tërmeti i ri ka ndodhur në orën 15:03 sipas kohës lokale.

Related Articles