Në kishën Shën Abrahami në Llapushnik të Drenasit sot edhe një tjetër qytetar ka vendosur ta ndërrojë fenë e tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai është konvertuar në fenë katolike.
Njoftimi është bërë i ditur nga Kisha e Llapushnikut përmes një postimi në profilin e tyre në Fazcebook.
“Llapushnik, më 30 tetor 2023. Edhe një Pagëzim. Hire dhe Bekime! Don Pali, në mungesë të famullitarit tonë, don Franit, ndau sakramentet e Pagëzimit dhe Krezmimit!”, thuhet në njoftimin e tyre. /GAZETA ENIGMA/