Edhe pas paralajmërimit të Rizvanollit, në Gjilan ndërprerjet e energjisë elektrike mbesin mbi 15 orë

Edhe pas paralajmërimit të Rizvanollit, në Gjilan ndërprerjet e energjisë elektrike mbesin mbi 15 orë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar dërgimin e një dosje në Policinë e Kosovës me rastet e pranuara nga qytetarët kur energjia elektrike po ju ndalet më shumë se dy orë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Por një gjë e tillë nuk është se ka ndikuar për mirë edhe në qytetin e Gjilanit, ku ende ka lagje që vazhdojnë të kenë ndërprerje të energjisë elektrike mbi 15 orë.

Valdete Daku, qytetare nga lagjja ‘Arbëria’ në Gjilan ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook se në këtë lagje vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike me orë të tëra.

Ajo ka theksuar se momentalisht ka reduktime deri në 15 orë, dhe kjo padyshim që është e tmerrshme dhe sipas saj kjo gjë nuk mund të arsyetohet.

Gazeta ‘Enigma’ ka provuar të kontaktoj edhe me KESCO -në në këtë komunë, por nuk kanë qenë të qasshëm.

Pas hulumtimit të këtij rasti Enigma ka kontaktuar edhe me banorë të tjerë nga kjo lagje ku është njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme vazhdon po e njejta gjendje.

“Edhe sot ka më shumë se 12 orë që nuk kemi energji elektrike”, është shprehur një tjetër banore e kësaj lagje.

Rukije Sadiku ndër të tjera ka shtuar se “energjia elektrike është ndërprerë të shtunën mbrëma rreth orës 23:30 dhe deri më tani nuk kanë pasur energji elektrike”.

“Ne në çdo moment jemi duke u munduar të kontaktojmë me ta dhe të bëjmë edhe ankesa, por nuk lajmërohen në asnjë moment”, ka thënë Sadiku./Gazeta Enigma/

Related Articles