PSG nuk është e kënaqur me mënyrën e referimit në Ligue 1.
Skuadra e Pochettinos humbi ndeshjen e fundit ndaj Metz, kurse drejtori sportiv i PSG, Leonardo u ankua pas ndeshjes për vendimet e gjyqtarit kryesor.
“RMC Sport” raporton se klubi nga kryeqyteti francez do të kërkojë takim me kreun e gjyqtarëve të Ligue 1 për të adresuar ankesën e tyre në lidhje me referimin. /Gazeta Enigma/