Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës zyrtarisht është suspenduar.
Shkaku i kësaj janë thirrjet raciste nga tifozët rumunë drejtuar lojtarëve dardanë.
Pas pothuajse gjysmë ore pezullimi, lojtarët kosovar nuk kanë pranuar të dalin sërish në fushë, kështu duke përfunduar pa epilog ndeshja.
Tani është në dorë të UEFA-s të vendosë se kujt do i takojnë tri pikët në tavolinë.
Deri në minutën e 90’, rezultati ishte i barabartë 0-0. /Gazeta Enigma