Edhe zyrtarisht Qeveria vendos për ndarjen e 100 euro për 800 mijë qytetarë

Edhe zyrtarisht Qeveria vendos për ndarjen e 100 euro për 800 mijë qytetarë


Pas paralajmërimeve, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin zyrtarisht që të bëjë ndarjen shtesës prej 100 eurove për muajin prill për të gjithë përfituesit nga skemat sociale, pensionistët dhe punëtorët në sektor privat a publik, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga vendimi do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë, paga e të cilëve është nën 1 mijë euro ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, tha se këto masa synojnë zbutjen e barrës financiare të këtyre ditëve.

“Ky 100 milionësh sivjet është vazhdimësi e 300 milionëshit të vitit të kaluar nga i cili kanë përfituar mbi 740 mijë qytetarë”, tha Kurti.

Ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se mbështetja për skemat pensionale, sociale dhe sektorin publik, bëhet me pagesa të rregullta gjatë këtij muaji.

“Masat e ndërmarra përfshijnë dyfishimin e vlerës të asistencës sociale për muajin prill, mbështetjen me 100 euro për gjithë punëtorët të sektorit privat dhe publik që kualifikohen për përfitim dhe që marrin pagë deri në 1000, dhe gjithë studentët në universitet publike e private. Mbështetja për skemat pensionale e sociale dhe sektorin publik bëhen me pagesa të rregullta gjatë këtij muaji. / Gazeta Enigma.

Related Articles