Tentim vrasje në Graçanicë, i presin frenat e veturës

Tentim vrasje në Graçanicë, i presin frenat e veturës

Një person ka raportuar se ka vërejtur se frenat e veturës së tij nuk janë në rregull.

Ankuese ka telefonuar një automekanik I cili pas kontrollit të veturës ka konstatuar se katër gypat e cilindrave të frenit janë prerë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në Graçanicë dhe është konsideruar si vrasje në tentativë, raporton Gazeta Enigma.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

“Graçanicë, 11-12.04.2022 – 20:15-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se po sa ka hipur në veturën e tij me targa vendore, ka vërejtur se frenat e veturës nuk janë në rregull. Ankuesi ka telefonuar një automekanik i cili pas kontrollit të veturës ka konstatuar se katër gypat e cilindrave të frenimit janë të prerë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës./GAZETA ENIGMA/

Related Articles