Sport Club “Gjilani” është duke vazhduar me përforcime.
Ditë më parë Gazeta Enigma raportoi ekskluzivisht se sulmuesi anësor, Edi Basa, do t’i bashkohet skuadrës së SC Gjilanit.
Basa tashmë ka mbërritur në Kosovë ku pritet që t’i bashkohet “kuqebardhëve” në stërvitje.
Futbollisti kroat së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e FK Kukësit në Shqipëri.
Kujtojmë që “Skifterat” e kanë zhvilluar ndeshjen e parë kampionale duke luajtur pa gola me Prishtinën.
/Gazeta Enigma/