Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një fotografi bashkë me tri xhudistet kampione olimpike, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.
“Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në mbishkrimin e fotografisë.
Kelmendi, Gjakova dhe Krasniqi kanë fituar medalje të arta gjatë karrierave të tyre në Olimpiadë, me Kelmendin që e fitoi atë në Rio 2016, ndërsa Gjakova dhe Krasniqi në Tokyo 2020.