Edi Rama sot takohet me Vuçiqin në Beograd

Edi Rama sot takohet me Vuçiqin në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të marrë pjesë sot në Konferencën Rajonale “Mundësitë e investimit në burimet e ripërtëritshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor” në Pallatin “Serbia”.

Në Konferencën Rajonale do të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

Siç ka njnoftuar shërbimi për bashkëpunim me media i Presidentit të Serbisë, është planifikuar një konferencë e përbashkët për media për pjesëmarrësit e konferencës.

Konferenca organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me Aleancën e Biznesit Nordik, Shoqatën e Biznesit Norvegji-Bosnje Hercegovinë dhe partnerët norvegjezë për bashkëpunim në fushën e energjisë.

Related Articles