Edicioni ri në Superligën e Kosovës është zjarr, xhiro e parë super derbi

Edicioni ri në Superligën e Kosovës është zjarr, xhiro e parë super derbi

Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, raporton Enigma.

Në emër të FFK-së të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, i cili ka uruar klubet për një organizim sa më të mirë dhe mbarëvajtje të garave në edicionin e ri.

Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë do të ballafaqohen:

Prishtina – Suhareka, Drita – Malisheva, Ferizaj – Feronikeli, Llapi – Gjilani dhe Ballkani – Dukagjini.

Kampionati i ri fillon më 10 gusht.

Related Articles