Edon Zhegrova humb me Lillen ndaj Saint-Etienne

Edon Zhegrova humb me Lillen ndaj Saint-Etienne

Edon Zhegrova dhe Lille të premten mbrëma kanë pësuar disfatë nga Saint-Etienne me rezultatin 1:0. 

Për Saint-Etiennen ishte fitorja e parë pas tri humbjeve rresht në Ligue 1. 

Ndeshja i takoi xhiros së katërt të kampionatit francez. 

Golin e fitores për Saint-Etiennen e shënoi Mathieu Cafaro në minutën e gjashtë. Zhegrova e kompletoi ndeshjen, ndërsa në pjesën e parë e goditi traversën me gjuajtje të bukur.

Related Articles