Edon Zhegrova konfirmon mungesën ndaj Irlandës së Veriut dhe Greqisë

Edon Zhegrova konfirmon mungesën ndaj Irlandës së Veriut dhe Greqisë

Sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova do t’i mungojë Përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e fundit të këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve.

Zhegrova nuk do të luajë ndaj Irlandës së Veriut dhe Greqisë për shkak të lëndimit që e pësoi të mërkurën në stërvitje.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Zhegrova ka konfirmuar mungesën e tij për këto dy ndeshje dhe i dëshiroj Kosovës suksese në to.

“Kam pësuar një lëndim të lehtë dhe nuk do të jem në gjendje të luaj në dy ndeshjet e radhës. Ndihem keq për këtë, isha i emocionuar për këto ndeshje, por ky është futbolli. I uroj fitore bashkëlojtarëve në këto dy ndeshje dhe shihemi herën tjetër. Dua të falënderoj të gjithë përkrahësit për mbështetjen e madhe”, shkroi Zhegrova në profilin e tij në Instagram.

Related Articles