Lojtarët e Kosovës bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit, Agim Ademi, po diskutojnë në zhveshtore nëse duhet të kthehen për të përfunduar ndeshjen me Rumaninë, pasi lëshuan fushën për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumunë.
“Thirrjet “Serbia, Serbia” janë shkak i reagimit të lojtarëve tanë. Ekipi ka hyrë në zhveshtore dhe pritet pas pak të merret vendimi nëse do të vazhdojë loja apo jo. Drejt dhomave të zhveshjes është parë duke hyrë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi”, tregoi gazetari Arlind Sadiku. /Gazeta Enigma