Skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi së fundmi ka bërë zyrtare një blerje të re.
Ekipi i udhëhequr nga Tahir Batatina ka nënshkruar me lojtarin 22-vjeçar nga Republika e Koresë, Se-yoon Cheon.
22-vjeçi ka firmosur kontratë trevjeçare dhe ka lënë përshtypje bindëse që nga fillimi i fazës së përgatitjeve.
Se-yoon Cheon është mesfushor me tipare ofensive, i cili pritet të sjellë kreativitet dhe konkurrencë në repartin e mesfushës.
Nëpërmjet aftësive të tij teknike dhe vizionit të lojës, ai do të kontribuojë për rritjen e cilësisë në skuadër.
Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, ka mirëpritur transferimin e ri, duke i dëshiruar suksese.
“Jemi të lumtur që kemi arritur të sjellim një futbollist me cilësi si Se-yoon Cheon në skuadrën tonë. Ai ka treguar profesionalizëm nga fillimi i fazës përgatitore, dhe kemi bindje të plotë që do të jetë një vlerë e shtuar për klubin tonë. I uroj mirëseardhje dhe suksese së bashku me ne,” theksoi Zhdrella. /Gazeta Enigma