Serbët kanë shkuar në pikën kufitare në Bërnjak që t’i ndezin kamionët dhe t’i largojë ata nga rruga.
Për shkak të bllokimit të rrugës për 13 ditë, bateritë e kamionëve janë dobësuar dhe për largimin nga rruga u duhet ndihmë.
Policët e Njësisë Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë atje, derisa automjetet do të largohen dhe do të lirohet e gjithë rruga.
Sot pritet të bëhet zhbllokimi i plotë i dy rrugëve që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat janë të bllokuara tash e 13 ditë. Njësitet e KFOR’it janë vendosur atje para orës 08:00, por deri tash rrugët ende s’janë zhbllokuar tërësisht.