FC Drita ka prezantuar mbrojtësin nga Gana – Ekow Mills, si përforcimin më të ri.
Sipas njoftimit të klubit, Mills ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me nënkuptonin e Kosovës.
Ai ka luajtur në Spanjë, por formimin e tij si futbollist e ka bërë në vendlindje në Accra të FC Storm Academy.
Ganezi do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjet e Evropës. Drita do të ballafaqohet me Inter Turkun në kuadër të Ligës së Konferencës që do të zhvillohet më 6 korrik.
Më 24 qershor, Presidenti i FC Dritës, Valon Murseli, në një intervistë për Gazetën Enigma ka folur për sukseset e klubit dhe objektivat.