Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës

Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kandidat i tyre për kryetar të Komunës së Podujevës është Ekrem Hyseni, raporton Gazeta “Enigma”.

LDK përmes një njoftimi për media thotë se Rajoni i Llapit ka qenë bastion i fuqishëm i tyre, prandaj besojnë në fitore në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Podujevë. Rajoni i Llapit tradicionalisht ka qenë bastion i fuqishëm i Lidhjes Demokratike, andaj në zgjedhjet e 17 tetorit jemi të bindur në fitoren e madhe në Podujevë. Qyteti i bukur i Podujevës, ka qenë dhe do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së.

Në takimin me strukturat u diskutua edhe për organizimin dhe mobilizimin e pashoq që kanë udhëheqja lokale atje, në krye me Doktorin dhe kryetarin e ardhshëm, Ekrem Hysenin”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Related Articles