Rritja e rasteve i rikthen masat antiCOVID, përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë subvensione

Rritja e rasteve i rikthen masat antiCOVID, përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë subvensione

Rritja e rasteve me COVID ka bërë që të rikthehen edhe masat antiCOVID në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.



Një prej masave që i ka propozuar ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, është mbyllja e klubeve të natës, reduktimi orarit të gastronomisë, si dhe propozimi për kufizimin e orarit të mbajtjes së dasmave, ahengjeve familjarëve.

Ndërsa, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka thënë për Gazetën “Enigma” se janë dakorduar për këto masa me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Jemi dakorduar me masat që i ka rekomanduar MSH-ja prej datës 20 deri më 1 shtator. Por në qoftëse nuk ka rënie të rasteve, atëherë duhet të ulemi përsëri dhe të bisedojmë për orarin e përshtatur”, ka thënë ai.

Sogojeva, ka theksuar se nëse nuk ka rënie të rasteve mund të kalohet edhe në atë variant që pronari mos të pranoj asnjë klient të pa vaksinuar.

Ndërsa, sa i përket dëmit financiar që po i shkaktohet hotelerisë dhe turizmit, Sogojeva ka thënë se çdo masë që shkon në shkurtimin e orarit është i disfavorshëm, por sipas tij nga gjendja e tanishme në të cilën gjendet Kosova duhet që këto masa të pranohen.

Edhe përfaqësuesi i disa bizneseve në Kosovë, Ardian Hoxha, ka thënë për Gazetën “Enigma” se përkundër mirëkuptimit të tyre ndaj këtyre masave, nuk kanë qenë të subvensionuar 18 muaj nga shteti.

“Nëse shteti thotë se vaksina është mbrojtësi më i mirë kundër COVID-it, atëherë pse mos me ua leju atyre që janë të vaksinuar. Nëse edhe atyre që nuk janë të vaksinuar, do të thotë nuk ua lejon funksionimin normal, atëherë i bie që vaksina nuk ka efekt”, ka thënë ai.

Përveç kësaj, Hoxha ka kërkuar lirim total nga TVSH-ja për këtë periudhë që kanë punuar 1 muaj, por edhe për tre deri në pesë vitet e ardhshme.

Ndërkaq, ministri Vitia në një konferencë për media ka thënë se kjo situatë me të cilën gjendet Kosova, kërkon ndërhyrje të menjëhershme me masa të reja, për t’i dhënë priritet absulut shëndetit.

Kujtojmë se ministri Vitia, rritjen e rasteve e ka cilësuar në bazë të grumbullimeve të mëdha në hapësirat e mbyllura dhe mos respektimi i masave.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles