Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë.
Këtë të shtunë Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë ka mbajtur një kuvend të jashtëzakonshëm ku edhe kanë zgjedhur kryetarin e kësaj partie në qytetin e Podujevës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Në kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të Podujevës, 75 delegatë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në lidhje me zgjedhjen e Hysenit në krye të degës së LDK-së në këtë qytet.
I pranishëm në kuvendin zgjedhor nuk është ish-kryetari i degës, Agim Veliu, i cili para pak minutash përmes një postimi në Facebook tha se nuk do të marrë pjesë, pasi që sipas tij, në këtë kuvend po tentohet të kontrabandohet kryetari i ri./Gazeta Enigma/