Ekipet e Superligës së Kosovës në futboll tashmë veçse kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri.
Klubi Futbollistik “Ferizaj” minuta më parë e prezantoi transferimin e parë për këtë sezon, Astrit Fazliun nga Drita e Gjilanit.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se klubi ferizajas ka arritur marrëveshje edhe me sulmuesin e rrezikshëm, Betim Haxhimusa.
Haxhimusa viteve të fundit ka qenë pjesë e Dritës, por që në sezonin e fundit nuk është paraqitur për “bardhekaltërit”.
Sulmuesi ferizajas më parë ka mbrojtur ngjyrat edhe të SC Gjilanit dhe FC Prishtinës.
Kujtojmë që skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina arriti të inkuadrohej në Superligë këtë sezon.
/Gazeta Enigma/