EKSKLUZIVE: Drejtori sportiv i Dritës tregon se a do të luhet derbi

EKSKLUZIVE: Drejtori sportiv i Dritës tregon se a do të luhet derbi

Drejtori sportiv i Dritës në një prononcim për Gazetën Enigma ka treguar se a do të luhet derbi mes Dritës dhe Gjilanit, takim i cili ishte paraparë të luhet sot nga ora 15:00.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktuar me Drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberi, i cili ka deklaruara se nëse nuk mund të bëhet riparimi para ndeshjes federata duhet të dal me një zgjidhej emergjente.

‘’Tani sa u informuam që ka probleme në fushë, persona të papërgjegjshëm ka probleme në fushë, persona të papërgjegjshëm e kanë bërë këtë. Nuk dua as të mendoj që mundet me e bërë njëri me vetëdije të plotë këtë far gjesti’’, tha ai.

Tutje Zymberi ka shtuar se ‘’gjithsesi tani jemi me një moment ku duhet të bëhet diçka në këtë drejtim, sigurisht që hapin e parë që e kem bërë është që kemi kontaktuar federatën, dhe po e shqyrtojmë së pari si mundësi në rast se mund të rikuperohet, riaftësohet kjo pjesë, pastaj me e pa se çka po vendoset’’.

‘’Siç po shihet është një dëm shumë i madh dhe është shumë vështir ndoshta për me u riparua deri në orarin e ndeshjes, por gjithsesi po shpresojmë që mund të bëjmë diçka në këtë drejtim me stafin e stadiumit ndihmës’’, ka deklaruar ai për Enigmën.

Sipas tij ‘’brenda 1 ore po besoj që gjithçka ka mu ditë, edhe nëse mundet me u riparua ose jo edhe në rast se jo ne mbetemi me e lajmërua federatën dhe pastaj federata me na dhanë një përgjigje dhe një zgjidhje ndoshta emergjente në këtë rast’’. /Gazeta Enigma/

Related Articles