Superliga e Kosovës në futboll kthehet në aksion në fundjavë që po vjen.
Klubet tashmë i kanë mbushur “bateritë” dhe janë të gatshme të luftojnë për synimet e tyre, shkruan Gazeta Enigma.
Klubet gjilanase, Gjilani dhe Drita do e kenë problem të madh fushën në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, pasi që aty është duke u punuar në renovim.
Gazeta “Enigma” ka mësuar ekskluzivisht se dy ndeshjet e para të kampionatit, Klubi Futbollistik “Drita” do t’i luaj jashtë qytetit të Gjilanit.
“Bardhekaltërit” edhe më tutje nuk e kanë caktuar vendin se ku do t’i zhvillojnë këto dy ndeshje.
/GAZETA ENIGMA/