Drita është duke vazhduar që ta përforcojë skuadrën për garat europiane dhe sezonin e ri duke mos i lënë asgjë rastësisë.
Përveç rinovimeve me lojtarët si Ardian Limani dhe Ilir Blakçori, gjilanasit deri tani kanë zyrtarizuar mbrojtësin e Prishtinës, Besnik Krasniqin dhe Blendi Baftiun i cili pritet t’i bashkohet klubit dita e ditës.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se gjilanasit priten ta transferojnë mbrojtësin shqiptar të Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake.
Enigma mëson se skuadra e Dritës është afër marrëveshjes me mbrojtësin 23-vjeçar i cili pritet të jetë përforcim i madh në fazën e mbrojtjes, pas Besnik Krasniqit.
Klisman Cake në janar të këtij viti iu bashkua Shkëndisë nga Struka, ai më përpara ka luajtur për Tiranën në Shqipëri.
/GAZETA ENIGMA/