Drita e ka nisur furishëm afatin kalimtar të transferimeve duke transferuar mbrojtësin e krahut, Besnik Krasniqin, portierin Florian Smakiqin dhe është në bisedime me disa lojtarë tjerë.
Përveç transferimeve, gjilanasit ia kanë rinovuar kontratat futbollistëve si Ilir Blakçori dhe Ardian Limani.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se qendërmbrojtësi Ardian Cuculi do të largohet nga Drita në këtë afat kalimtar të verës pasi nuk ka arritur marrëveshje me klubin gjilanas.
Zëvendësues i Cuculit pritet të jetë mbrojtësi i Shkëndisë së Tetovës, Klisman Cake me të cilin janë në bisedime.
Cuculi iu bashkua Dritës në afatin kalimtar të verës në vitin 2019 nga Kukësi./GAZETA ENIGMA/