Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për sezonin e 2022/2023 ku do të bëjë gara në Superligë pas një viti të kaluar në Ligën e Parë.
Trajneri i mitorvicasve, Shpëtim Idrizi do të ketë punë të vështirë në këtë sezon pasi të gjithë skuadrat janë përforcuar në merkaton verore dhe janë duke vazhduar me afrime.
Trepça ’89 deri tani ka transferuar vetëm një futbollist, mesfushorin Bleon Sekiraqa.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se mitrovicasit kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar, Erdin Dushi.
Enigma mëson se tashmë Dushi i ka nisur stërvitjet me klubin mitrovicas dhe mund të cilësohet si lojtar i Trepçës ’89.
Erdin Dushi në sezonin e kaluar ka luajtur për Drenicën në sezonin e kaluar duke i bërë 12 paraqitje dhe ka shënuar një gol./GAZETA ENIGMA/