Klubi Futbollistik “Malisheva” ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror i cili pritet të jetë mjaftë i zjarrtë.
Skuadra e drejtuar nga Sami Semaxhaj është vendosur në Banjë të Istogut për ta kryer fazën përgatitore, raporton Gazeta Enigma.
Klubi tashmë ka filluar edhe me prurjet në ekip.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se Malisheva ka arritur marrëveshje me futbollistin e talentuar të Besës së Pejës.
Bëhet fjalë Etnik Brutin i cili luan në pozitën e mesfushorit qendror. Bruti gjithashtu është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U19.
Malisheva renditet në zonën e rrezikshme në vendin e tetë me 19 pikë të mbledhura.
/Gazeta Enigma/