EKSKLUZIVE: Ferizaj ia merr edhe një tjetër futbollist Dritës

EKSKLUZIVE: Ferizaj ia merr edhe një tjetër futbollist Dritës

Klubi Futbollistik “Ferizaj” ka filluar përgatitjet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Enigma.

Klubi ferizajas ka arritur të bëjë disa prurje të reja në skuadër, por edhe ka larguar disa futbollistë.

Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht se Ferizaj ka arritur marrëveshje me futbollistin e Dritës, Enhar Cakollin.

Cakolli së fundmi ka qenë i huazuar te Ferizaj nga Drita, kurse tashmë Enigma ka mësuar se është arritur marrëveshje mes dy klubeve që mbrojtësi t’i mbrojë ngjyrat e vendlindjes së tij.

Kujtojmë që Cakolli më parë ka luajtur për Ramiz Sadikun.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles