EKSKLUZIVE: FFK nuk e lejon Prishtinën të luaj në “Fadil Vokrri”, kryeqytetasit këmbëngulin për të mos luajtur diku tjetër

EKSKLUZIVE: FFK nuk e lejon Prishtinën të luaj në “Fadil Vokrri”, kryeqytetasit këmbëngulin për të mos luajtur diku tjetër

Klubi Futbollistik “Prishtina” nuk po mund të bëhet rehat pasi që ndeshjet si vendas nuk është duke i zhvilluar në stadiumin e qytetit, “Fadil Vokrri”.

Klubi kryeqytetas tashmë ka dorëzuar një kërkesë tek Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës për t’i zhvilluar ndeshjet në “Fadil Vokrri”.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se ky komision përmes një e-maili ua kanë refuzuar kërkesën klubit prishtinas për t’i zhvilluar ndeshjet në këtë stadium.

Gjithashtu, redaksia jonë mëson se FC Prishtina janë të vendosur që ndeshjet ja do zhvillohen në “Fadil Vokrri” ja nuk do luajnë fare duke e bojkotuar vazhdimësinë e kampionatit.

“Bardhekaltërit” këtë sezon janë duke hasur në probleme të shumta, kurse në renditjen tabelare pozicionohen në vendin e gjashtë me 32 pikë të mbledhura pas 26 ndeshjeve.

Enigma do t’ju mbajë të informuar për çdo gjë.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles