Sport Club “Gjilani” ka filluar që të përgatitet për garat evropiane, por edhe për edicionin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.
Në media po raportohet se drejtimin e skuadrës pritet ta marrë kryetrajneri i njohur shkupjan, Zekirija Ramadani.
Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht se mesfushori i njohur, Donjet Shkodra, nuk do të jetë pjesë e ‘kuqbardhëve’ në sezonin e ardhshëm.
Klubi dhe futbollisti nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.
Shkodra i ishte bashkuar gjilanasve në shtator të vitit 2021 dhe për këtë skuadër u paraqit në nëntë ndeshje, duke arritur të realizoj një gol.
Kujtojmë që eksperienca e 33-vjeçarit në futbollin kosovar ka qenë e para me SC Gjilanin.
Gjilanit deri më tani zyrtarisht i ka ndarë rrugët vetëm me mbrojtësin kroat, Tomislav Sorsa.
/Gazeta Enigma/