Superliga e Kosovës në futboll sezonin e ardhshëm pritet të jetë mjaftë e zjarrtë, ku tashmë klubet kanë filluar me prurjet e reja që të jenë sa më të gatshme, shkruan Gazeta Enigma.
Klubi Futbollistik “Prishtina” është në gjendje të mjerueshme financiare, dhe klubet tjera priten të “peshkojnë” tek kjo skuadër.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se mbrojtësi i majtë, Gledi Mici, është afër marrëveshjes me KF Llapin.
Llapjanët të cilët ditë më parë triumfuan në Kupën e Kosovës do të luajnë edhe këtë sezon në ‘Conference League’.
Kujtojmë që Mici përvec Prishtinës ka mbrojtur edhe ngjyrat e Shkendijës, Skënderbeut, Kukësit, Flamurtarit, Kamzës dhe Apolonisë.
/Gazeta Enigma/