EKSKLUZIVE: Ishte afër Prishtinës, Ahmed Januzi bindet nga skuadra e njohur e Superligës

EKSKLUZIVE: Ishte afër Prishtinës, Ahmed Januzi bindet nga skuadra e njohur e Superligës

Disa klube veçse e kanë mbyllur afatin kalimtar duke i bërë lëvizjet e nevojshme, ndërsa disa klube tashmë kanë filluar të mendojnë për edicionin e ri.

Ahmed Januzi ka qenë njëri ndër futbollistët më të përfolur në këtë afat kalimtar të verës.

Januzi ka qenë shumë afër të bashkohet përsëri me skuadrën e Prishtinës, por që në fund është bindur nga skuadra tjetër e Superligës.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se Januzi do t’i mbrojë edhe për një sezon ngjyrat e Klubit Futbollistik “Dukagjini” nga Klina.

Qendërsulmuesi në 16 paraqitje me Dukagjinin ka arritur t’i realizojë gjashtë gola.

/GAZETA ENIGMA/     

Related Articles