Futbolli elitar është duke shkuar drejt pushimit dimëror.
Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar, një në kuadër të Kupës së Kosovës dhe një ndeshje tjetër në kuadër të xhiros së fundit në stinorin vjeshtor, shkruan Gazeta Enigma.
Enigma mëson ekskluzivisht se ndeshjet e Kupës së Kosovës do të zhvillohen me 17 nëntor, përveç Ballkanit dhe Dritës të cilat ndeshjet do t’i luajnë me 23 dhe 24 nëntor me fillim nga ora 12:00
Këto janë ballafaqimet e Kupës së Kosovës:
Llapi – Vllaznia Pozhoran
Vëllaznimi – Prishtina
Dukagjini – Rilindja 1974
Prizreni – Istogu
Feronikeli ’74 – 2 Korriku
Phoenix – Ballkani
Vushtrria – Drenasi
Vjosa – Ulpiana
Drenica – Flamurtari
Behari – Ferizaj
Drita – Liria
A&N – Rahoveci
Trepça ‘89 – Kika
Trepça – Gjilani
Fushë Kosova – Arbëria
Ramiz Sadiku – Malisheva
Enigma mëson gjithashtu se xhiroja e fundit e sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll do të luhet me 26 dhe 27 nëntor.
Këto janë ballafaqimet e ndeshjeve të fundit:
Drenica – Drita
Ferizaj – Dukagjini
Gjilani – Ballkani
Trepça ’89 – Prishtina
Malisheva – Llapi
/Gazeta Enigma/