Në kuadër të barazhit sot do luhet ndeshja mes Lirisë së Prizrenit dhe Vushtrrisë, shkruan Gazeta Enigma.
Këto dy ekipe kanë përfunduar në vendin e dytë në Grupin A dhe B të Ligës së Parë.
Përballja e barazhit do të zhvillohet sot në stadiumin “18 Qershori” të Klinës me fillim nga ora 15:00.
Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht gjyqtarët të cilët do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje.
“Bilbili” kryesor i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati me asistentët Lumturije Muhadri dhe Granit Hyseni, gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala. Në dhomën e VAR-it do jetë Mentor Ajeti i asistuar nga Fatlum Berisha.
/Gazeta Enigma/