Në fundjavë ka startuar kampionati edhe në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Në kuadër të kësaj jave është zhvilluar edhe ndeshja mes Vllaznisë së Pozheranit dhe Kikës së Hogoshtit e cila ka përfunduar me fitoren e vendasve, 2-1.
Por, sipas të gjitha gjasave kjo ndeshje pritet të regjistrohet me rezultat zyrtare në të mirë të mysafirëve.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se klubi i Kikës së Hogoshtit ka dërguar ankesë drejt Komisionit të Garave në FFK për arsyeje se në këtë ndeshje ka luajtur edhe lojtari Elbasan Jakupi me numër të fanellës 8-të, lojtar i cili ka qenë i dënuar nga Komisioni Disiplinor i Shkallës së Parë në mbledhjen me 13/05/2022.
Gjithashtu, Enigma mëson se vendimi pritet që të merret sot nga ky komison.
/GAZETA ENIGMA/