EKSKLUZIVE: Trajneri Sami Sermaxhaj tregon për Gazetën Enigma se përse i ndërpreu stërvitjet te FC Malisheva

EKSKLUZIVE: Trajneri Sami Sermaxhaj tregon për Gazetën Enigma se përse i ndërpreu stërvitjet te FC Malisheva

FC Malisheva i ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror më 3 janar nën udhëheqjen e trajnerit Sami Sermaxhaj. I pranishëm në stërvitjen e parë te FC Malishevës ishte i pranishëm edhe presidenti i klubit, Driton Morina.

Malisheva stërvitjet i nisi në stadiumin e qytetit, aty ku i zhvillon edhe ndeshjet, mirëpo pas disa ditëve u zhvendosën në Banjën e Pejës, për t’i zhvilluar disa miqësore aty.

Pas Banjës së Pejës, FC Malisheva planifikonte që të nisej për fazën finale të përgatitjes në Turqi, por një gjë e tillë nuk shkoi mirë, pasi trajneri i kësaj skuadre, Sami Sermaxhaj nuk ka pranuar të udhëtoj për në Antalia.

Për këtë çështje trajneri Sami Sermaxhaj ka treguar ekskluzivisht për Gazetën Enigma se cila është arsyeja që nuk është nisur për fazën finale të përgatitjeve në Turqi.

Ai ka treguar se nuk do ta stërvisë skuadrën derisa kontrata e tij nuk vërtetohet në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Derisa sa unë nuk sqarohem me presidentin e klubit nuk ndahen rrugët, unë kam thanë nuk e stërviti ekipin derisa kontrata e ime nuk vërtetohet në federatë”, thotë Sami Sermaxhaj për Gazetën Enigma.

Sermaxhajt të cilit i skadon kontrata më 31 qershor të këtij viti te Malisheva ka treguar se kërkesën për me iu vërtetu kontrata në federatë atij dhe ndihmës trajnerëve ia ka bërë drejtorit sportiv, mirëpo ai nuk e marrë parasysh kërkesën e tij.

Kontratën që e kam me klubin nuk është vërtetuar në federatë, e cila është e vlefshme deri më 31 qershor të këtij viti, ajo nuk është vërtetu në federatë kam kërkuar prej drejtorit sportiv që kontratat e trajnerave jo vetëm e imja, por edhe trajnerëve tjerë, para se me u nisë për Turqi të vërtetohen në federatë, ai më ka thënë që s’ka kohë me u marrë me këtë punë, unë i kam thënë se nëse s’ki kohë me e stërvit ekipin pa u vërtetu kontrata në federatë”, tregon ekskluzivisht Sami Sermaxhaj për Gazetën Enigma.

Sami Sermaxhaj thotë se para se me marrë vendim se a do të largohet nga FC Malisheva së pari do të bisedoj me presidentin e klubit.

Tasht pres me u sqaru me presidentin e klubit për këtë far pune. Së pari duhet të sqarohem me presidentin e klubit, ne jemi marrë vesh sqarohemi me e ndërpre bashkëpunimin, apo ai le ta shohin se ku është problem, a është problem te unë që nuk e kam stërvit apo nuk e kam udhëhequr mirë ekipin, apo është problemi te drejtori sportive i cili në mënyrë demonstrative thotë nuk kam kohë me u marrë me këtë punë. Le ta mendojnë ai se ku është problem”, thotë Sermaxhaj.

Sami Sermaxhaj prej marrjes së detyrës me FC Malisheven i ka shënuar katër fitore, tri barazime dhe katër humbje. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles