Gjilanasi dënohet me tetë vjet burgim për plaçkitje me armë

Gjilanasi dënohet me tetë vjet burgim për plaçkitje me armë

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. I., për kryerjen e veprave penale; grabitje dhe mbajtja në pronësi, në kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.



I dënuari këtë vepër e ka kryer një vit më parë në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë në pikën e karburanteve “V. Petrol”.

“Me datë 16.01.2022, rreth orës 23:30, në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë në pikën e karburanteve “V. Petrol”, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, ka grabitur para nga i dëmtuari B. R., në atë mënyrë që i njëjti me maskë në fytyrë dhe i veshur me rroba të zeza, me armë në dorë ka shkuar tek kjo pikë karburante me kanosje ka marr nga i dëmtuar shumën 250 Euro para të gatshme dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Me datë 28.11.2022, rreth orës 22:20 minuta në magjistralen Prishtinë – Gjilan në Marketin “T.” në dalje të Gjilanit, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, hynë i armatosur me pistoletë dhe i veshur me maskë në fytyrë dhe nën kanosjen me armë arrin që nga punëtori – arkëtari të i merr 2350 Euro dhe 50 Franga Zvicerane dhe nga situata e krijuar, intervenojnë punëtorët e këtij marketi, konfrontohen me të pandehurin dhe arrin që fillimisht të dyshuarin të shtrijnë për tokë e pastaj i’a marrin pistoletën të cilën po e mbante në dorë dhe pas kësaj të njëjtin e mbajnë të shtrirë derisa në vend ngjarje arrijnë njësitë policore për të arrestuar. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale të grabitjes dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Gjyqtari i vetëm gjykues në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) viteve.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë dhe në kuptim të nenit 366 paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale, i konfiskohet pistoleta e tipit Broëing 7.65 mm dhe një karikator me katër fishekë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Related Articles