EKSKLUZIVE: Klubi i madh nga Kosova shpreh interesim për Patrick Eze

EKSKLUZIVE: Klubi i madh nga Kosova shpreh interesim për Patrick Eze

Futbollisti nga Nigeria, Patrick Friday Eze, me shumë gjasë pritet t’i bashkohet futbollit kosovar.

Aktualisht qendërsulmuesi është futbollist i ri, pasi që ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën nga Katari, Al-Ahli SC.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se interesim të madh për futbollistin ka shprehur skuadra kampione e Kosovës, FC Ballkani.

Eshtë drejtori sportiv i skuadrës nga Suhareka, Nderim Nexhipi, i cili e dëshiron me ngulm futbollistin. Nexhpi ka punuar me Ezen edhe sa ishte pjesë e skuadrës së Kukësit.

Në media ditë më parë është raportuar se sulmuesit Dilivio Hoffman dhe Theophilus Solomon pritet të largohet nga Ballkani, dhe kësisoj “portokallinjtë” pritet të transferojnë ndonjë sulmues.

Lojtari 29-vjeçar nga Nigeria karrierë ka bërë në kampionate të ndryshme duke filluar nga Nigeria, Serbia, Arabia, Turqia, Polonia, Katari dhe Shqipëria.

/Gazeta Enigma/

Related Articles